11:01 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Keq për Bayernin! Lëndohet zëvendësuesi i Neuerit (Foto)

Seven Ulreich ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve. Zëvendësuesi i portierit gjerman, Maneul Neuer – ka pësuar një lëndim në gishtërinjtë e dorës së djathtë, shkruan IndeksOnline.

Kjo mund të jetë shqetësuese për ekipin e Bayern Munchen, pasi tani në dispozicion kanë portierin 36-vjeçar, Tom Starke, ky i fundit kishte dalë në pension para disa muaji por ishte rikthyer për t’i ndihmuar kampionëve gjerman.

Drejtori i sportit, Hasan Salihamidzic ka folur rreth situatës së portierëve dhe ditën e rikthimit të Neuer.

“Ende nuk kemi ndonjë diagnozë të saktë për Ulreich. Jemi në pritje. Sa i përket Neuer, ai pritet të rikthehet në pranverë”, ka thënë Hasan.

Skuadra e Bayernit kthehet pas pushimit më 12 janar, ku si kundërshtar do ta ketë Bayern Leverkusenin./IndeksOnline/