18:43 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Keq për Uruguain, Cavani është i lënduar (Foto)

Federata e Futbollit të Uruguait ka publikuar raportin shëndetësor të sulmuesit, Edinson Cavani.

Lojtari i Paris Saint Germain pësoi një lëndim në fitoren ndaj Portugalisë, shkruan IndeksOnline.

Sipas mjekëve, Cavani ka të lënduar muskujt e këmbës së tij të majtë dhe do të mungoj në ndeshjet e ardhshme.

“Është vërejtur një lëndim në muskujt e brendshëm të këmbës së tij të majtë. Lojtari është akoma i lënduar por me rehabilitim fizik mund të mënjanohet lëndimi”, thuhet në njoftimin e Federatës së Uruguait.

Cavani shënoi dy gola në fitoren e Uruguait 2 me 1 ndaj Portugalisë në 1/8 e finales. Në çerekfinale, Kombëtarja e Uruguait luan ndaj Francës./IndeksOnline/