20:30 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Keqëperdoruesit e votës të veshur si komisioner të partive politike

Edhe kësaj here në zgjedhjet e 22 tetorit, qytetarët treguan pjekurinë qytetare duke dalur në zgjedhje, duke votuar qetë, pa incidente dhe pa asnjë problem që do të duhej të theksohej dhe që do të prishte kredibilitetin e zgjedhejve. Ishte dita kur të gjithë qytetarët do të duhej të vlerësoheshin lartë për një process të mirë dhe të qetë. Ndonëse në proceset e kaluara zgjedhore nga vite me parë, kishte shumë raste të vjedhjës së votave dhe akuza e kundër akuza për vjedhje votash mes subjekteve politike, me qellim të ndryshimit të balancit të forcave politike, disa veprime të gjykatave duke denuar disa nga ata që keqëpërdorën voten qytetare na kishin bërë të besojmë se, tashmë fenomeni i vjedhjes së votës dhe deformimit të vullnetit qytetarë të shprehur me vote kishte marrë fund dhe përveq ndonjë gabimi të paqellimshëm nuk do të kishim më raste të tilla.

Ishim gabuar, sepse me denimin e disa komisionerëve të pa ndershëm për vjedhje mes subjekteve politike ndaloi vjedhja deri në një masë mes subjekteve, por filloi një vjedhje edhe me rrezikshme, ajo e vjedhjës se votës brenda subjektit politik nga komisioner të pa ndërgjegjshëm dhe të pafytyrë të cilët i kontrollojnë disa të fortë të partive që i caktojnë aty. Ata që i caktojnë i kanë edhe parat edhe ndikimin edhe fuqinë ti bëjnë ata të vjedhin për individ të caktuar.

TURP, MARRE, GJYNAH, KRIM, një gjë është e qartë se, ata që nuk zgjedhen me vota të popullit por të komisionerëve, nuk e ndjejnë vetën të varur nga populli, sepse nuk i ka zgjedhur populli, por janë të varur kokë e këmbë nga paraja, sepse nëpermjet parasë vjedhin zgjedhjet, nëpërmjet zgjedhjeve të vjedhura vjedhin popullin dhe nëpërmjet popullit të vjedhur planifikojnë të rivjedhin zgjedhjet e radhes”.

Ka shumë ankesa që votat e asambleistëve janë prekur, janë vjedhur. Kjo nëse vertetohet duhet të ndiqet penalisht nga prokuroria. Gjykata duhet të jap denimin maksimal për hajnat dhe keqpërdoruesit e vullnetit qytetarë. Ata nuk meritojnë mëshiren tone prandaj duhet denoncuar secilin që mund të dëshmohet. Të gjithë ata kandidatë që kanë qenë në garë dhe që besojnë se ju janë vjedhur votat, duhet të ankohen sipas ligjit, qoftë edhe kur e dinë saktë se nuk do të fitojnë mandat asambleisti. Duhet të dëshmojnë se e kanë pasur vullnetin për ti shërbyer qytetarit e shërbim më të mirë se për ti denoncuar hajnat nuk ka.  Mungesa e besimit në numrimin e saktë të votave dhe shkaku i hajnisë brenda sojit(subjektit) ka bërë shumë figura të dëshmuara dhe të afta të mos guxojnë të hyjnë në garë për tu zgjedhur. Kjo e ulë nivelin e përfaqsimit dhe gjithashtu edhe ofrimit të shërbimeve. Ndoshta vëzhguesit e OJQ-ve, nuk duhet të fillojnë punën e vëzhgimit nga mëngjesi e gjatë tërë ditës, por të fillojnë punën nga ora 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit dhe të jenë të pushueshëm vetëm për numrimin e votave pasi aty është problemi, aty po ndodh krimi.

Duke qenë problem i të gjitha partive politike, dretjuesit e partive politike duhet të ndërrmarin masa për këto dukuri të shëmtuara përndryshe besimi i qytetarëve në sistem dhe parti politike do të humbë edhe më shumë.

Shemsi Jashari  Drejtor Ekzekutiv  Demokracia Fillon Këtu