15:18 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kërcënimi i jetës së kryeministrit, Haradinaj thotë disa fjalë në konferencë!

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka folur rreth raportimeve për kërcënimeve ndaj tij. Kësisoj, organet e sigurisë kanë bërë që ta shtojnë numrin e policëve që e ruajn të parin e qeverisë.

Haradinaj (duke qeshur) tha se është duke siguruar fort mirë mirëqenien e personelit që po e ruan 24 orë.

“Po unë po i mbrojë do policë, rehat janë. Jam duke i rujt mirë, përbesë. Ju sigurojë se të sigurt janë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Indeksonline ka raportuar dje se ditë më parë, Haradinaj ka marr një kërcënim nga person/a të panjohur.

“Është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bije shkalla e rrezikshmërisë”, ka thënë ky burim.

Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, të njëjtat burime kanë treguar se ai është duke u trajtuar seriozisht.]