17:47 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kërcënon OVL-UÇK degët e Dukagjinit

OVL UÇK, degët e Dukagjinit, kanë mbajtur sot një takim të përbashkët në të cilin thuhet se është analizuar situata e krijuar në vend pas publikimit të listave të Prokurorisë së Shtetit në media.

“Duke konstatuar se me këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut dhe është shkelur dinjiteti i veteranit të luftës, degët Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Istog janë marr vesh për strategjinë e menaxhimit të situatës.Të gjithë ata që në mënyrë të sinkronizuar ndërmorën fushatën e fundit kundër Luftës Çlirimtare, do të marrin përgjigjen e merituar”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu është theksuar se për veprimet e ardhshme veteranët do të informohen me kohë, përmes zyrave të degëve të OVL të UÇK-së dhe mjeteve të informimit./Indeksonline/