19:44 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kërkohet arrestimi i Vuçiqit, reagon Vulini

Thirrja për një kryengritje të armatosur nuk është qëndrim politik, por është një krim i rëndë, tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, në përgjigje të udhëheqësit të “Dverit”, Boshko Obradoviq, i cili përmes një shkrimi në Twitter bëri thirrje për arrestimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Të kërkohet gjakderdhje dhe të ftohet ushtria e policia për të luftuar kundër vendit të tyre, dhe nga qytetarët e Serbisë, nuk është politikë, por një goditje ndaj Serbisë dhe paqes së saj”, tha Vulin.

Obradoviqi të shtunën i bëri thirrje ushtrisë dhe policisë serbe për të arrestuar Aleksandar Vuçiqin për shkak të deklaratës se “është për ridefinim të kufijve me Kosovën”.