23:47 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kërkohet drejtësi për vrasjen e Shkelqim Pllanes

Të enjten mbahet marshi “Drejtësi për Shkëlqimin-Stop vrasjeve!”, ku do të kërkohet drejtësi për vrasjen e të riut Shkëlqim Pllana dhe për t’u thënë stop vrasjeve të të rinjve në Kosovë.

Njoftimi për marshin:

Ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe qytetarët e Prishtinës që të marrin pjesë në organizimin e marshit me moton: “Drejtësi për Shkëlqimin-Stop vrasjeve!” Ky marsh paqësor ka për qëllim vetdijësimin e masave, e në veçanti adoleshentëve për rrugën e gabuar në të cilën po katandiset rinia jonë, si dhe për marrjen e masave dhe hapave konkret për rritjen e sigurisë dhe shtimin e përgjegjësisë kolektive ndaj dukurive të tilla shkatërruese. Le të jetë ky marsh një zë i fuqishëm i ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, drejt ofrimit të një jete sa më të mirë për gjeneratat e reja, e po ashtu një solidarizim me familjet e viktimave, Shkëlqim Pllana dhe Aulon Zeka, në mënyrë që sado pak t’ua lehtësojmë dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre në këto tragjedi. Marshi do të mbahet në Prishtinë, të enjtën në ora 13:00, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri te Parlamenti i Kosovës.