16:59 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kërkohet rritja e pagës prej 30 % për punëtorët shëndetësor

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, në mbledhjen që ka mbajtur sot ka dal me disa kërkesa drejtuar kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Parlamentit.

Përmes një komunikate për media, ata kanë njoftuar se kërkojnë rritjen e pagave prej 30 për qind dhe përmirësimi i kushteve të punës.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga  Kryeministri i Qeverisë  së Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit  realizimin e kërkesave të premtuara, në të cilën parashihet rritja e pagave prej 30%, rrezikshmëria  në vendin e punës , përmirësimin e kushteve të punës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe ligjin e pagave, duke e cilësuar atë si jetik për punëtoët shëndetësor.

“Në kontekst të veçantë ia rikujtojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës se Ligji i pagave është jetik për punëtorët shëndetësor dhe si e tillë duhet të trajtohet në mënyre serioze dhe përfundimisht punëtorët shëndetësor ta kenë vendin e merituar në shoqëri. FSSHK pret nga Qeveria e Republikës së Kosovës që përmes dialogut social të gjej zgjidhje adekuate për kërkesat e lartpërmendura, në të kundërtën nëse nuk kemi reflektim nga ana e instancave shtetërore neve na duhet të ndërmarrim masa radikale sindikaliste duke mos përjashtuar edhe mosbindje institucionale”, thuhet më tutje./Indeksonline/