10:52 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018

Kërkon ndihmë të djegë fustanin nga martesa me burrin tradhtar

Brana Barksdale, 34 vjeçare, ka postuar në facebook një video ku shihet duke e djegur fustanin e martesës për nder të” më në fund jam divorcuar nga burri im i pavlerë, abuziv dhe tradhtar”.

Meqenëse divorci kushton shtrenjtë, Barksdale ka shitur një pjesë të gjërave shtëpiake që i kanë pasur në shtëpinë e burrit, duke përfshirë këtu edhe mobiliet e dhomës së ditës, shtratin e fjetjes, komplet pajisjet e kuzhinës, disa rroba dhe pothuajse të gjitha gjërat që një femër mund ta bëjnë të ndihet e padobishme.

Nëna e dy fëmijëve ka aplikuar për divorc dy vite më parë ndërkaq vetëm me 31 janar ajo arriti të shpëtojë nga ai njeri.

Në mënyrë që të shpëtojë nga të gjitha gjërat ajo ka kërkuar ndihmë nëpërmjet facebookut që dikush t’i ndihmojë të djegë fotografitë dhe fustanin e dasmës./Indeksonline/