16:55 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kërkon që gjithmonë të bëjmë seks në errësirë, prandaj e tradhtoj

Kam pasur seks për një natë me një femër që e kam njohur të premten e kaluar.

Ndihem i turpëruar por kjo nuk është hera e parë. Në të kaluarën kam pasur seks me së paku 15 femra, ndonëse unë kam një të dashur të këndshme dhe të dashur.

Zakonisht e marr një femër në bar tek qendra e qytetit dhe përfundojmë prapë tek banesa e tyre sepse në shtëpinë time, ku zakonisht e praktikoj seksin, e ndajmë me tre meshkujt tjerë dhe nuk ka shumë privatësi. E dashura ime është 24 vjeçare ndërsa unë jam 26. Ne kemi më shumë se dy vite lidhje.

Ajo punon me gjysmë ndërrimi në dhe banon së bashku me vajzën e saj katër vjeçare, të cilën e ka nga lidhja e kaluar. Unë punoj në orar të plotë si shitës në një agjenci të patundshmërive.

Të premten e kaluar e kam përfunduar marrëveshjen për shitjen e një shtëpie me vlerë prej 1 milion eurosh dhe kam qenë shumë i entuziazmuar gjatë gjithë kohës. Kam pasur nevojë të festojë, por e dashura ime nuk mund ta linte vajzën e vogël, ose ndoshta edhe nuk ka dashur.

Ajo asnjëherë nuk dëshiron që ta lërë vajzën me dikë tjetër. Unë kam dalë me kolegët e punës, pastaj në atë bar u takova me një vajzë të bukur. Ishte 30 vjeçare dhe i dashuri i saj e injoronte ndërsa ajo iu hakmor duke ia bërë me dije se ajo është e mrekullueshme.

Ne shkuam në shtëpinë e saj dhe bëmë seks. Ishte ndjenjë e pakrahasueshme. Jeta ime seksuale me të dashurën time ka qenë e vdekur për disa muaj. Ajo kurrë nuk më lejon ta shoh të zhveshur dhe gjithmonë kërkon të bëjmë seks në errësirë. Ajo thotë se nuk dëshiron që unë të ja shoh sprijat që i kanë mbetur nga lindja, por mua nuk më shqetëson ajo pjesë.

Kam ardhur në një pikë që më seksi me të nuk më kënaq aspak. E dua atë por seksi është i mërzitshëm me të. Nuk kam ide si t’ia bëj me këtë gjë. Jam i ngulfatur.

Psikologja:

Tradhtia nuk zgjidh asgjë. Por ke të drejtë, sepse lidhja nuk mund të jetë e lumtur përderisa marrëdhënia seksuale me të dashurën është kaq e limituar. Thuaji të dashurës se juve ju duhet një bisedë serioze, kur vajza e saj të jetë në gjumë në mënyrë që të mos ju pengojë.

Sqaroja se ju nuk mund të keni të ardhme së bashku nëse ajo nuk ecë më përpara në aspektin seksual.
Nevojat e tua janë krejtësisht normale.

Thuaji se do të ishte mirë ta shihje trupin e saj por jo në shumë dritë. Provojeni ta bëni me qirinj ndoshta do duket më romantike./Indeksonline/