22:42 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kërkoni në Amazon duke përdorur Snapchat

Snap aktualisht po teston Visual Search vetëm me përdoruesit e përzgjedhur në SHBA. Megjithatë, bazuar në faktin që kompania ka njoftuar zyrtarisht këtë veçori, tregon se ky nuk është vetëm një test.

Së shpejti do të mund të kërkoni në Amazon duke përdorur Snapchat

Snap po nxjerr një mjet të ri për Snapchat. I quajtur Visual Search, ai ju lejon të kërkoni në Amazon duke drejtuar kamerën Snapchat tek produktet në botën reale.

Siç është shpjeguar në Snap Blog, ju thjesht “vendosni kamerën Snapchat në një produkt fizik apo barkod dhe mbani shtypur ekranin e kamerës për të filluar”.

Kur aplikacioni njeh atë produkt ose barkod, do të shfaqë një kartë Amazon në ekranin tuaj. Kjo do të tregojë një lidhje me produktin që sapo treguat ose një listë të opsioneve të ngjashme që mund të blini në Amazon.

Prekni mbi një produkt dhe do të drejtoheni tek Amazon.com. Snap aktualisht po teston Visual Search vetëm me përdoruesit e përzgjedhur në SHBA. Megjithatë, bazuar në faktin që kompania ka njoftuar zyrtarisht këtë veçori, tregon se ky nuk është vetëm një test

Në varësi të popullaritetit të saj, dhe marrëveshjes me Amazon, Visual Search duhet të ofrohet edhe për përdoruesit në vendet e tjera. /PCWorld Albanian