15:26 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Këshilli Prokurorial reagon për sulmin ndaj prokurorit Blerim Igrishta

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar për incidentin e ndodhur dje në Pallatin e Drejtësisë, ku një dëshmitar i një çështjeje penale ka kërcënuar dhe sulmuar prokurorin e çështjes Blerin Igrishta për shkak të mosmbajtjes së seancës gjyqësore për mungesë të të akuzuarve.

Ata kanë thënë se format e tilla të sjelljeve janë të papranueshme ndaj gjithë autoritetit tërësor të sistemit prokurial të Kosovës.

Ky është reagimi i tyre:

Këshilli Prokurorial i Kosovës është tejet i indinjuar me rastin, i cili ka ndodhur dje në Pallatin Drejtësisë në Prishtinë, me ç’rast dëshmitari i një çështjeje penale ka kërcënuar dhe sulmuar prokurorin e çështjes, Blerim Igrishta, për shkak të mosmbajtjes së seancës gjyqësore për mungesë të të akuzuarit.

Forma të tilla të sjelljeve janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm  ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Igrishta, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Për Këshillin, mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorëve është obligim parësor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme në një shoqëri moderne dhe demokratike.

Këshilli Prokurorial i Kosovës qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, duke i mbështetur në ushtrimin e funksioneve të tyre dhe duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre.

KPK-ja siguron opinionin publik se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe në nivelin e duhur të urgjencës, të cilën e meriton./Indeksonline/

Dëshmitari shanë e ofendon gjyqtaren dhe prokurorin në Gjykatë (Dokument)