13:50 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Këshillon Gotzen t’i bashkohet klubit të madh anglez

Ka kaluar kohë e gjatë që prej kur Mario Gotze ka marrë një lëvdatë pasi shënoi golin e fitores për Gjermaninë në Kupën e Botës.

Gotze tani është 26-vjeçar dhe ai është duke vuajtur që ta gjejë formën e tij të dikurshme në Borussia Dortmund.

Gotze është paraqitur dy herë për Dortmundin këtë sezon, pasi që trajneri i skuadrës preferon Jadon Sancho dhe Christian Pulisic para tij, transmeton IndeksOnline.

Gotze ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020. Megjithatë, a mund mesfushori të largohet nga ”Signal Iduna Park” së shpejti?

 

View this post on Instagram

 

My 53. Champions League game. I am really blessed. It was a difficult game, but happy with the 3 points.

A post shared by MARIO GÖTZE (@mariogotze) on

Kevin Grosskreutz, ish-bashkëlojtari i Dortmundit, ka këshilluar Gotzen t’i bashkohet Liverpoolit.

”Më vjen keq për Gotzen, çdo ditë, gjithçka shkruhet për të, vetëm për të”.

”Ndoshta ai duhet të largohet në janar. Klopp e njeh atë mjaft mirë dhe ai do t’i përshtatej Liverpoolit”, tha Grosskreutz për German TV./IndeksOnline/