16:10 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i kryeministrit ka disa fjalë rreth letrës së Shukri Klinakut për Haradinajn

Halil Matoshi, këshillitari politik i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka thënë disa fjalë rreth një letre të profesorit, Shukri Klinakut që ka shkruar për Haradinajn.

Ai ka përmendur tri fakte që sipas tij, dëshmojnë se Klinaku ka mbetur në terr të thellë, transmeton Indeksonline.

“E para, koalicioni i partive që themeluan AAK-në në vitin 2000 ekziston ende si i tillë, pra si Aleancë, por me Statut dhe program të qartë të një organizate unike politike dhe me një kryetar të zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë.

Në Kuvendin e fundit, të Tetin, lideri Haradinaj ka kërkuar me insistim që votimi për kryetarin e partisë të bëhet me votë të fshehtë, porse përfaqësuesit e AAK-së në Kuvend, as që e diskutuan këtë dhe vendosen unanimisht që të deklarohen me votë të hapur”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimin e plotë të Matoshit:

Tre fakte që dëshmojnë se Shukri Klinaku ka mbetë në terr të thellë

(Pak fjalë rreth një letre të Shukri Klinakut për Ramush Haradinajn)

E para, koalicioni i partive që themeluan AAK-në në vitin 2000 ekziston ende si i tillë, pra si Aleancë, por me Statut dhe program të qartë të një organizate unike politike dhe me një kryetar të zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë.

Në Kuvendin e fundit, të Tetin, lideri Haradinaj ka kërkuar me insistim që votimi për kryetarin e partisë të bëhet me votë të fshehtë, porse përfaqësuesit e AAK-së në Kuvend, as që e diskutuan këtë dhe vendosen unanimisht që të deklarohen me votë të hapur.

Koalicionin AAK vërtet e kanë themeluar disa fragmente lëvizjesh e partishë ilegale, që në kontekstin e kohës natyrisht se kishin kontribuuar për çlirimin e Kosovës, por ato rreth një ideje politike dhe demokratike i lidhi Ramush Haradinaj.

E dyta, Klinaku si politikan me aktivitet që shtrihet gjatë në kohë dhe profesor universitar, duhet ta dijë se për të besuar dikush në kohën e “Fake Neës” duhet të kesh një videoincizim origjinal (që autenticitetin e vlerësojnë ekspertët) dhe jo të manipulojë me publikun, duke përmendur lotët e Ramush Haradinajt, i cili, gjatë dramës së tij jetësore prej luftëtari të paepur lirie, i ra hise të përcillte tre vëllezër luftëtarë të UÇK-së si dhe babën e tij për në amshim dhe kush s’i pau pikë loti në sy.

E treta, Klinaku duhet t’i marrë raportet zyrtare të punës së Qeverisë dhe jo spekulimet e medias dhe do të shohë se kjo Qeveri që udhëheq Haradinaj ka thyer rekordin për vendimet dhe veprimet në favor të vendit, sundimit të ligjit dhe për luftimin e korrupsionit. Këtë e dëshmon më së miri Komisioni Europian në rekomandimin e tij për vizat që konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjjitha kriteret e kërkuara (luftën kunder krimit dhe korrupsionit – kushti 2).

Kjo Qeveri nuk e ka asnjë aferë korruptive, megjithë trashëgiminë jo fort të lavdishme nga e kaluara, për sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E katërta, sa i përket demarkacionit Ramush Haradinaj “i mblodhi” të gjitha votat e AAK-së por edhe në PDK e LDK, (sepse dy partitë e mëdha të vendit më parë nuk i kishin), duke u shndërruar në një unifikues dhe ia doli të negociojë me Republikën fqinje një Marrëveshje e cila garanaton korrigjimin e kufirit, aty ku janë bërë gabime, pra rishikim dhe korrigjim të sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës – pika 7 e Deklaratës së Podgorices, ndërmjet dy Presidentëve.

E pesta, Klinaku duhet të dijë se Kryeministri në demokraci nuk është njeriu që burgosë dhe dënon njerëz por këtë e bëjnë organet e ndjekjes dhe shteti juridik (gjyqësori) sepse pushtetet janë të ndara, por ashiqare ai është nën ndikimin e ideologjive të forta.

Mbi bazen e këtyre argumenteve shumë vështirë të gjësh lotët e apostrofuar!./Indeksonline/