22:41 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i ministrit Hasani i reagon Lladrovcit, projektin nga BERZH-i e ka bërë MTI-ja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro.

“Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës. Urime e gëzuar qytetarë të Drenasit”, ka shkruar Lladrovci.

Por, Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani i është kundërpërgjigjur kreut të Drenasit.

Krasniqi i ka thënë Lladrovcit se do të ishte e ndershme që të tregonte se ky është projekt i MTI-së.

“Kryetar i nderuar, ne e dimë të kemi kampion të shumëfishtë në shumëçka, e në gjithçka më shumë se sa në detyrë që je i thirrur. Ri-negocimin e financimit të këtij projekti nga BERZH’i e ka bërë MTI’ja. Do të ishte e ndershme që të tregoni se këtë angazhim të pandalshëm e ka bërë vullneti dhe qëllimi i mirë i Ministrit z. Bajram Hasani në shërbim të bizneseve vendore. Qëllim ky që i kemi vënë vetes në këtë mandat”, ka thënë Krasniqi.