00:06 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kështu digjen mbeturinat në Prishtinë!

Kohën e fundit dukshëm është shtuar djegja e mbeturinave nga banorët e kryeqytetit.

Pak më parë në rrugën “Perandori Dioklecian”, është parë një zjarrë i madh në të cilën janë grumbulluar mbeturina të shumta për tu djegur, transmeton Indeksonline.

Jo shumë larg, në po të njejtën rrugë janë të vendosur disa kontejner por që fatkeqësisht nuk po shfrytëzohen nga banorët përreth.

Ndryshe ditë më parë është zhvilluar aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili kishte për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për një ambient sa më të pastër. /Indeksonline/