Kështu duhet t’i mbani flokët në vitin 2018
Viti 2018 do te jete i pasur me ngjarje duke filluar nga royal wedding për princ Harry dhe Meghan Markle dhe shume te tjera. Por, cilat do te jene trendët për sa i përket modeleve te flokëve për 2018?
Nëse keni flokë te lyer me tekniken ‘ombre’, e cila ka qene një nder ngjyrat me “in” te 2017 për këtë vit duhet ti thoni lamtumire. Ngjyra gështenjë e theksuar me reflekse te arta-karamele nuk është me ne trend.
Ne mode edhe dredhat
Ne fakt dredhat janë pare edhe ne sfilatat e vjeshtë/dimër 2017-18, por edhe nga moda streetstyle. Kështu flokët me rrica janë kthyer përsëri me vitin e ri. Një model flokësh me rrica mund ti mbani edhe me balluke për një pamje me çapkëne.
Trendi i 2018 janë apsolutisht flokët e shkurta. Flokër e prera mbi supe një ngjyrëshe apo të përziera janë shumë trendi, reflektojnë ëmbëlsi, sharm dhe elegancë. /Indeksonline/.