18:26 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018

Kështu duken modelet e lira iPhone 2018

Mediat holandeze kanë prezantuar fotografi në të cilat duken dizajnët e mundshëm të modeleve më të reja të iPhone për këtë vit.

Në fotografi shihet se si mund të duket modeli më i ri i iPhone X për 2018, si dhe  iPhone me ekran LCD 6.1 inç.

Apple për këtë vit planifikon tri modele të reja iPhone me 5.8 inç OLED, iPhone X 6.1 inç LCD, i cili do të jetë pasues i modelit origjinal nga viti i kaluar dhe iPhone X Plus me 6.5 inç OLED, transmeton KosovaPress.

Këto modele pritet të kushtojnë më lirë, por do të pësojnë ndryshime në kamerë, derisa prerja në ekran do të jetë edhe më tej e pranishme, si dhe ekrani skaj më skaj, pa sensorin e gjurmëve të gishtërinjve.

Të gjithë iPhonet e ri 2018 pritet të prezantohen gjatë muajit shtator, ndërsa në treg do të dalin një muaj më vonë.