17:03 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Kështu duket ndotja e ambientit nga maja e Goleshit (Foto)

Ditët e fundit Kosova është përballur me një situatë alarmuese të ndotjes së ajrit.

Kjo madje ka bërë që të reagojnë edhe institucionet kosovare, ku pritet të merren masa duke filluar nga Ministria e Mjedisit, drejtoritë përkatëse dhe Komuna e Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Përkundër kësaj, pjesët malore të vendit vazhdojnë ta ruajnë bukurinë dhe ajrin e pastër. E tillë është maja e Goleshit.

Nga atje, lexues të “Indeksonline” i kanë dërguar disa pamje ku mund të shihni se si duket nga kjo majë ndotja e ajrit./Indeksonline/