Kështu e komenton Ahmeti vendimin e FIFA-s për Xhakën e Shaqirin
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit (FIFA) për kosovarët Xherdan Shaqirin, Granit Xhaken si dhe zviceranin, Lichtensteiner.
Ahmeti ka thënë se çfarëdo dënimi është i keq. Por sipas tij, me rëndësi është se dyshja nga Kosova do të luajnë në vazhdim të botërorit ‘Rusia 2018’, transmeton Indeksonline.
“Xhaka dhe Shaqiri dënohen me nga 10 mijë euro e Lichtensteiner 5 mijë euro. Edhe pse çfarëdo dënimi është i keq, megjithatë dyshja nga Kosova do të luajnë në lojët e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Kujtojmë, se Xhaka dhe Shaqiri çmendën Serbinë duke shënuar dy gola në fitoren e Zvicres 2-1.
Ndryshe, ndeshjën e radhës Zvicra e zhvillon ndaj Kosta Rikës më 27 qershor nga ora 20:00./Indeksonline/