13:07 / E Premte, 15 Qershor 2018 / k.v

Kështu e nis ditën e Fitër Bajramit deputetja Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu njihet si një besimtare e devotshme e fesë islame.

Ajo ka agjeruar gjatë gjithë muajit Ramazan, ndërsa ka shtruar edhe iftar për bashkëfshatarët e saj në Baks para disa dite.

E sot si shumë mysliman, edhe Ganja ka nisur herët ditën e Fitër Bajramit por ajo fillimisht ka vizituar varrezat e prindërve të saj.

“Bashke me nipin tim Drenin sot ne prag te Fiter Bajramit vizituam varrezat e prinderve. I pastruam dhe vendosem edhe lule. Zoti i meshirofte prinderit tane dhe i befte prej banoreve te Xhenetit’ ka shkruar Musliu në fotografitë e publikuara në mëngjesin e sotëm.