13:16 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Kështu i përqeshë Edi Rama mijëra protestues që dolën sot në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përqeshur protestën e sotme të opozitës në Tiranë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka falënderuar të gjithë demokratët, që, sipas tij, nuk duan ta shohin me sy qeverinë.

“… po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, ka shkruar ai.