18:03 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kështu mund t’i largoni njollat e kafesë nga rrobat

Një nga njollat më të zakonshme në veshje është ajo e kafes.

Ju duhen vetëm disa përbërës që keni në shtëpi dhe çështja u zgjidh.

Mos e fshini kafenë që ta përhapni akoma më shumë, por përthitheni butësisht. Nëse njolla është tharë, anashkalojeni këtë hap.

Përgatisni përbërësin. Përzieni dy lugë gjelle detergjent enësh, uthull të bardhë dhe ujë.

Aplikojeni përzierjen në njollën e kafesë. Përdorni një leckë për të aplikuar përzierjen në njollë. Pjesa më e madhe e njollave zhduken gjatë këtij hapi.

Lajeni veshjen tuaj në makinën e larjes.