15:07 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kështu u festua Kurban Bajrami nëpër botë

Myslimanët anembanë botës, po festojnë sot ditën e Kurban Bajramit.

Kjo festë shënon gatishmërinë e Ibrahimit, të njohur si Abrahami në tradita tjera, për të sakrifikuar djalin e tij për Perëndinë.

Gjithashtu shënon ditën kur myslimanët kryejnë pelegrinazhin e haxhit në Arabinë Saudite – një detyrë fetare e detyrueshme që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë muslimanëve të rritur.