17:35 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Kështu u ndihmuan qytetarët e Gjilanit pas reshjeve të fundit të shiut (Foto)

Vikendi i kësaj jave ka kthyer temperaturat nga ato tejet të nxehta në mot me shumë shi.

Shiu i rrëmbyeshëm ka qenë i pranishëm pothuajse në çdo vend të Kosovës. Përpos shirave nuk kanë munguar edhe erërat dhe rrufetë.

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme të shumta në plot qytet, ndër to edhe në Gjilan.

Është pikërisht i pari i komunës, Lutfi Haziri i cili ka publikuar një fotografi në të cilën shihen pjesëtarë të Ekipit të Emergjencave duk ndihmuar në evakuimin e qytetarëve tek lumi ‘Baja’ pasditen e së shtunës, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Ekipi i emergjencave të Gjilanit apo heronjtë e ditëve të sotme. Pamje gjatë evaukuimit të qytetarëve pas vërshimeve tek lumi “Baja” pasditën e të shtunës. Jam krenar me punën e tyre dhe i lumtur që po i ndihmojmë qytetarët në momentet më të rënda. 24 orë në shërbim të qytetarëve!

Temat: