20:05 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këta janë emrat e 8 viktimave në Shqipëri, dy të mitur

Zbardhen emrat e viktimave që mbetën të vrarë me armë zjarri sot në Resulaj të Vlorës.

Gazetari shqiptar ka siguruar për ‘BalkanWeb’, 7 prej emrave të viktimave. Bëhet fjalë për shtetasit:

  1. Demir Zykaj, 75 vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit)
  2. Ferie Zykaj, 72 vjeçe, (Gruaja e Demirit)
  3. Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
  4. Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
  5. Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
  6. Ledjon Zykaj 9 vjeç (Djali i Besimit)
  7. Azem Zykaj (Djali i Demirit)
  8. Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Ndryshe, nga vendi i ngjarjes është raportuar se autori Ridvan Zykaj ka qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa ka përdorur thuajse 2 karikatorë, duke vrarë në pak minuta tetë persona dhe gjashtë të tjerë të plagosur.