22:59 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Këtë vit apo vitin tjetër, Thaçi tregon kur udhëtojmë pa viza nëpër Evropë!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është shprehur optimist se heqja e vizave për vendi tonë pritet të bëhet në fundit të vitit 2018.

Megjithatë, ai ka thënë se Kosova duhet të jetë pozitive në këtë periudhë të rëndësishme dhe historike, transmeton Indeksonline

“Brenda këtij viti, për kërshëndella. Sjellja korrekte e Kosovës në proceset e ardhshme e lehtëson votimin nga Parlamenti Evropian. Sjellja e përgjegjshme në dialog e lehtëson vendimet nga evropianët. Mirëpo sjellja joevropiane e Kosovës e vështirëson qëndrimin e vendeve evropiane”, ka thënë ai për Klan Kosovën.