20:17 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Këtij çifti ia shkatërruan dasmën, ja për çka bëhet fjalë (Foto)

Ben Bui dhe Wendi Lam kanë pasur dasmën e tyre në Melburn të Australisë në vitin 2016. Vendi ku ata e bënë ceremoninë quhej “Maison”.

Por, ajo që tani kanë bërë të ditur çifti është se si ky vend ua kishte shkatërruar dasmën, shkruan Indeksonline.

Gjithçka lidhet me ushqimin. Pjatat kishin qenë tejet të vogla dhe ushqimi aspak i gatuar mirë. Kjo krejt ndryshe nga çka kishin provuar çifti para se të mbahej ceremonia.

Ata kanë treguar se i kanë parë disa nga mysafirët duke ngrënë në Mc Donald`s pas dasmës së tyre meqë kishin mbetur të uritur, transmeton Indeksonline.

Nga 26 mijë dollarë sa kishin paguar për këtë vend, çiftit do t`iu kthehen 13 mijë dollarë.

Ndërsa, bëhet e ditur se “Maison” është mbyllyr më 22 dhjetor të vitit që lamë pas dhe nuk do të hapet më për ta vazhduar biznesin.

 

Nga e gjithë ajo rrëmujë dukej se krejt çka kishte pasur sukses, ishte tortja.

 

 

/Indeksonline/