12:19 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Këto janë çmimet e biletave për meçin: Joshua – Parker

Kampioni Botëror i peshave të rënda, Anthony Joshua do ta ketë testin e parë gjatë këtij viti më 31 mars kundër Joseph Parker.

Meçi i shumë pritur, do të zhvillohet në muajin mars në stadiumin e Cardiffit, duke filluar nga ora 23:00, transmeton IndeksOnline.

Madje qysh tani janë publikuar çmimet e biletave për ta parë nga afër këtë super duel.

Çmimet për këtë meç shkojnë nga 40 funta deri në 2000 funta (40, 60, 80, 100, 150, 200, 300, 600 dhe 2000 mijë funta).

Kujtojmë se pas këtij meçi, kundërshtari i radhës për Joshuan mund të jetë Wilder, e cila parashikohet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./IndeksOnline/