13:24 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Këto janë dëmet që erërat e forta shkaktuan në Istog (Foto)

Mbrëmë në disa komuna të Kosovës ka pasur erëra të forta, të cilat nuk kaluan pa dëme.

Në fshatin Dubravë të Istogut, era mbrëmë ka lënë pas disa pasoja, shkruan Indeksonline.

Një lexues ka dërguar në redaksinë tonë disa foto të shtyllave elektrike të rrezuara dhe serrave të dëmtuar.

Pos në Istog, kujtojmë se dëme nga erërat e forta kishte edhe në Pejë, ku disa billborde u rrëzuan dhe ranë mbi veturat që gjendeshin afër. /Indeksonline/

Temat: