14:48 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Këto janë drejtoritë e AAK-së në Prishtinë

Mbrëmë vonë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nënshkruar koalicion me Gent Begollin e AAK-së për bashkëqeverisje në Komunën e Prishtinës.

Sipas burimeve të Indeksonline, kërkesa e AAK-së për koalicion ka qenë marrja e tri drejtorive.

Gjithmonë sipas burimeve, AAK-ja nga kjo marrëveshje ka arritur të marr drejtimin e drejtorisë së Arsimit, Inspekcionit dhe atë të Sportit.

Kujtojmë se në zgjedhjet për balotazh, Lëvizja Vetëvendosje kishte koalicion me Aleancën Kosova e Re, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës./Indeksonline/