08:26 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Këto janë ushtrimet që duhet bërë për gjoks (Foto)

Sa më shumë që të keni llojshmëri gjatë ushtrimeve për gjoks aq më shumë muskujt i ve ne punë.  Njëri ndër ushtrimet më të mira për gjoks është bench apo ushtrimi #1.  Sa herë ta ushtroni gjoksin bench duhet të jetë ushtrimi i parë.  Ushtrimi për gjoks duhet të vijoj në këtë mënyrë::  Ushtrimi 1, 2 dhe 3, javën tjetër 1, 3 dhe 6, javën tjetër 1, 4 dhe 7.  dmth çdo javë ndryshoni ushtrimet por ushtrimi #1 duhet ta ushtroni gjithmonë.

1. Bench  është ushtrimi me i preferuar në fitnes për gjoks.  Është një ushtrim qe e zhvillon gjoksin vërtet mirë.  Shpina mbajeni drejt në bench, asnjëherë mos e lakoni shpinën kur ushtroni.  Duart i zgjatni deri sa te drejtohen dhe po ashtu e bini poshtë deri te gjoksi.  Shumica e njerëzve shtyjnë pesha tepër të renda dhe nuk e bëjnë ketë ushtrim se si duhet.

2.Flyes apo flutra, ketë ushtrim mund ta bëni edhe bench apo edhe ne bench 45shkall.  Duart lakoni pak te bërryli dhe kur ti hapni duart mos e le peshën te shkoj ma poshtë se krahu se mund ta lëndoni veten.  Kur i hapni duart dhe pesha arrin ne nivel me krahun ndaluni dhe ngrijeni përpjete duke i bashkuar duart ne mes.  Është shumë e rendesishem gjatë gjithë ushtrimeve GJITHMON duke ushtruar ta paramendoni muskulin duke ushtruar dhe duke u zhvilluar.

3.Shpinën mos e lakoni, zgjatni duart dhe bini peshën deri te gjoksi.  Ky ushtrim është për pjesën e epërme te gjoksit.

4.Ky është si ushtrimi #2 po një variant tjetër në bench 45shkall.  Ky ushtrim është për pjesën e epërme  të gjoksit.

5.I njëjti ushtrim si ushtrimi #1 por një variant tjetër.  Preferohet qe te ndryshoni ushtrimet pasi qe futeni te gjithe muskujt ne funksion.  Ky ushtrim është për gjithë gjoksin.

6.Është një ushtri i mirë por edhe i rrezikshëm pasi që mund te lëndoheni shume lehte, shumë bodybuilderave lëndohen ne  krahun gjate këtij ushtrim duke ngritur pesha te renda.  Duke e bere ketë ushtrim shtrëngojeni gjoksin kur i bëni duart bashkë.  Ky ushtrim është për pjesën e jashtme te gjoksit.

7.Shpinën paralel me bench, uleni peshën nga dale dhe ngriteni ne te njëjtën mënyrë. Ushtrim i mirë për pjesën e poshtme te gjoksit.

8.Duhet te dini se si ta beni ketë ushtrim.  Mund te përdoret edhe për gjoks por edhe për triceps.  Qe ta përdoreni për gjoks duhet qe trupin ta shtyni pakë përpara / si në figure, ndërsa nëse doni te ushtroni tricep mbajeni trupin drejt

 

 

 

 

Temat: