11:23 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këto kafshë shtëpiake janë më të pasura se Kim Kardashian

A e keni shikuar ndonjëherë një film apo shfaqje televizive dhe keni pyetur veten se sa paguhen këto kafshë?

Epo, rezulton nëse ata janë veçanërisht të mirë në zanatin e tyre, ata fitojnë më shumë se shumica prej nesh.

Për shembull për një “meme” të “Graumpy Cat, ka qenë shpërblimi  prej 99 milionë e 500 mijë dollarë, transmeton Indeksonline.

Që kur fotografia e saj ishte bërë virale ishte bërë edhe një film për të, dhe tani ajo ka edhe një instagram prej 2.5 milionë ndjekësish.

Pra, kush tjetër përbën listën e kafshëve të pasura?

Të dhënat, të përpiluara nga faqja “Compare the Market”, zbuluan se lista e pasur e kafshëve ishte e kryesuar nga një Shefard gjerman i quajtur Gunther IV.

Gunther IV jeton një jetë luksoze; ai ha biftek dhe hajvar dhe ka shtëpi me shumë milionë dollarë. Oh dhe ai vlen më shumë se vet Kim Kardashian.

Bart Bear II është një ariu aktor i famshëm i cili është shfaqur në shumë filma të Hollywood-it. Një nga rolet e tij më të fundit ishte në Game of Thrones kur ai u vu përballë Jamie Lannister dhe Brienne of Tarthe.

Gigoo është pula më e pasur në botë, me një vlerë neto prej 15 milionë dollarë. Për të vënë atë në perspektivë kushton 2 milionë dollarë, më shumë se modelja Gigi Hadid.

Yjet e medieve sociale si “Juniper the Fox, Doug the Pug dhe Lil Bub” janë të gjithë kafshë shumë të famshëm të Instagramit.

Doug ka edhe ndjekës të famshëm duke përfshirë edhe Ed Sheeran dhe gjithashtu ishte shfaqur në një videoklip të grupit Fall Out Boy’s./Indeksonline/