14:03 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Këto masa i mori sigurimi serb për ta “mbrojtur” Vuçiqin në Kosovë (Foto)

Siguria e lartë e kishte përcjellë dje presidentin serb, Alëksandër Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Deri sa po zhvillonte takimet me serbët, Vuçiq ishte nën përcjelljen e një numri të madh të sigurimit, të cilët ishin pajisur me mjete anti-plum.

Siç mund t`i shihni pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihet që sigurimi mbanin kufera anti-plumb,  të cilat përdoren për ta mbuluar personin, në rast të ndonjë incidenti, deri sa agjentët e shërbimit serb vëzhgonin.

Ky numër agjentësh rrinin në gatishmëri afër presidentit serb, i cili dje vizitoi manastirin Banjska, mbajti takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Mitrovicën e Veriut, si dhe u takua me qytetarët serbë në Llapnasellë të Graçanicës.

Në anën tjetër, ishin Policia e Kosovës ata që kishin marrë masat e nevojshme për ta ruajtur sigurinë sikurse në çdo rast tjetër, kur Kosovën e viziton ndonjë zyrtar shtetëror i huaj.

(Njësia K-19 – Policia e Kosovës)

Kujtojmë se vizita e Vuçiqit erdhi pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, disa ditë më parë në veri të Mitrovicës. Vuçiq kishte marrë leje nga Qeveria e Kosovës për ta bërë këtë vizitë. /Indeksonline/