20:12 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

KF Dukagjini zyrtarizon gjashtë-futbollistë, synon Superligën (Foto)

Skuadra e KF Dukagjinit në Klinë sapo ka zyrtarizuar gjashtë përforcime.

Klubi nga Klina ka transferuar gjashtë lojtarë që disa nga ta kanë luajtur në Superligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Mark Milicaj (Sulmues/mesfushor), ish-lojtar i Feronikelit, Dukagjin Gashi (mesfushor), ish-lojtar i Drenicës, Granit Arifaj (sulmues), ish-lojtar i Feronikelit, Leotrim Beqiri (mbrojtës), ish-lojtar i Fushë Kosovës, Valmir Hajrizi (portier), ish-lojtari i Onixit dhe Kujtim Maloku (mbrojtës), ish-lojtari i Hajvalisë.

Me këtë pesë transferime, klubi synon inkuadrimin në Vala Superligën e Kosovës për sezonin 2019/2020./IndeksOnline/