16:59 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

KFOR-i largon mjetin dyshues nga Spitali i Pejës

KFOR-i ka arritur të shpërthejë mjetin dyshues tek Spitali i Pejës.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Në njoftimin e Spitalit të Pejës thuhet se pas shkatërrimit është konstatuar se nuk kishte të bëjë me mjet eksplodues.

Njoftimi i plotë:

Me datën 16 Maj 2018 rreth orës 10:56 min, Policia e Kosovës është informuar nga sigurimi i spitalit Rajonal ne Pejë, për një mjet të dyshimtë ne hyrje të një aneksi të spitalit rajonal ne Pejë.

Me të marrë informatën policia iu është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e perimetrit të vendit të ngjarjes.

Nga policia e Kosovës është bërë evakuimi i personelit mjekësor dhe të gjithë personave të cilët ishin në trajtim mjekësor.

Pasi që mjeti konsiderohet i dyshimtë është informuar njësiti i KFOR-it për deminim i cili ne ora 16:11 min, ka bërë shkatërrimin e kontrolluar të mjetit i cili ishte i dyshimtë i pa identifikuar, por pas shkatërrimit është konstatuar se nuk kishte të bëjë me mjet eksplodues.

Shkatërrimi është bërë në masa të larta sigurie dhe është shkatërruar pa ndonjë incident.