11:44 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

KFOR-i në Rudare pasi serbët bllokuan rrugën (Foto)

Pas arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq dje në veri të Mitrovicës sjelljes së tij në stacionin ‘Qendër’ në Prishtinë dhe dërgimit të tij tek autoritetet serbe në Merdare, serbët kanë zgjedhur disa forma për të kundërshtuar.

Serbët nga veriu që nga mbrëmë kanë vazhduar të bllokojnë trafikun në Zveçan saktësisht në fshatin Rudare, pjesë kjo e cila është duke u vizituar sot edhe nga pjesëtarët e KFOR-it, transmeton Indeksonline.

Rrugët në Rudare janë bllokuar përmes automjeteve të ndryshme si dhe pranisë së serbëve në këmbë./Indeksonline/

 

Temat: