09:50 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

KFOR-i shton praninë në vendet e banuara me serbë

“Formimi i Forcave të Armatosura është vendim i Kosovës dhe institucioneve të saj, në përputhje me procedurat kushtetuese, dhe KFOR-i do të vazhdojë të monitorojë debatin mbi të ardhmen e FSK-së. Në rast të vendosjes për formimin e FAK-ut, anëtarët e Aleancës së NATO-s, vendosin individualisht nëse forcat e KFOR-it do të mbeten në Kosovë”.

Kështu është shprehur komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci i cili ndër të tjerash thotë se se NATO nuk e ka në plan njëherë të ndryshojë ose reduktojë misionin.

Cuoci është pyetur poashtu nëse KFOR-i trajnon FSK-në, ku ka theksuar se në kuadër të mandatit që dhe detyrave që ka, KFOR mbështet përparimin dhe zhvillimin e FSK-së.

“Shembulli i fundit i kësaj mbështetje ishte stërvita “Shpata e Argjendtë””, ka thënë ai për Novostin serb, transmeton Indeksonline.

Komandanti i KFOR-it ka folur gjithashtu për sigurinë që misioni i KFOR-it u ofron serbëve, ku sipas tij pas ngjarjeve të muajve të fundit trupat ushtarake të KFOR-it, kanë shtuar praninë kryesisht në rajonet ku ka serbë.

“NATO i përmbahet parimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të rajonit në përputhje me Revoltën 1244 të KS dhe OKB-së dhe me Aktin Final të Helsnikit. Njohja zyrtare e shteteve është e drejtë sovrane e çdo shteti anëtar të NATO-s individualisht”, ka thënë Cuoci kur është pyetur për njohjen e Kosovës./Indeksonline/