16:51 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

KFOR lartëson qytetarët e Kosovës që po mbajnë situatën e qetë dhe pa tensione!

Gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës u zhvillua një situatë e tensionuar për arrestimin e drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq i cili u fut ilegalisht në territor të Kosovës.

Por pas largimit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe dorëzimit të Gjuriq tek autoritetet serbe, shumë qytetarë serb vendosën të bllokonin një pjesë të Rurdarës.

Pas kësaj është deklaruar edhe KFOR-i, ku kanë bërë të ditur se situata në Kosovë është e qetë.

Në një përgjigje për Tanjug, KFOR ka  thënë se situata është e qetë dhe kanë vlerësuar qytetarët e Kosovës të cilët mbajnë situatën të qetë dhe nuk e rrisin tensionin, transmeton Indeksonline.

Ndryshe për të hyrë në Kosovë përpos Gjuriq kishin kërkuar leje edhe disa ministra serb, të cilëve u është refuzuar kërkesa nga Ministria e Punëve të Jashtme./Indeksonline/

Temat: