Khloe Kardashian, ju mahnitë me këto imazhe (Foto)
Bukuroshja Kardashian është duke pritur fëmijën e saj të parë, kurse tashmë sapo ka mbushur 29 javë shtatzëni.
Ajo thuhej se po kalonte një shtatzëni me probleme shëndetësore. Por kështu nuk duket në imazhet e fundit të publikuara nga vet ajo, në llogarinë e saj në “Instagram”.
Në këto imazhe, mami KoKo, siç po e quan ajo veten dukej shumë në formë dhe e bukur. Kurse pjesa më e lezetshme ishte barku i saj i fryrë.
Ndryshe, motra e saj, Kylie para pak ditësh i dha jetë një bebeje, kështu duke u bërë nënë në moshën 20 vjeçare./Indeksonline/