07:35 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Khloe publikon fotografi shtatzënë bashkë me Kylie-n, ja si e uron

Një ndër lajmet që bëri bujë të madhe në vitin që lamë pas ishte sigurisht shtatzënia e Kylie Jenner, gjë që nuk u potencua nga vetë ajo deri në lindje.

Kylie solli në jetë një vajzë teksa më pas publikoj edhe video gjatë procesit të saj të shtatzënisë, ku dukej për mrekulli, transmeton Indeksonline.

Pas lindjes nuk kanë munguar edhe urimet e ndryshme e një të veçantë i bëri pikërisht motra, Khloe Kardashian.

Khloe publikoj një fotografi ku të dyja shihen me barkë të fryer teksa thotë se do t’i mungojë kjo gjë.

“Urime e ëmbla ime, Kylie! Çfarë udhëtimi magjik ka qenë! Do të më mungoj që të jemi me barkë të fryer dyja. Për 1 milion jetë nuk mendoja se do ta bëjmë këtë së bashku, por është shumë e veçantë. Zoti është kaq i madh. Ai kishte planin e tij gjatë gjithë kohës. Të dua mama, dashuria e madhe, mama”, ka shkruar ajo./Indeksonline/