09:46 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kim Jong-un arrin në Singapor për samitin historik me Donald Trump

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, sapo ka arritur në Singapor.

Jong-un atje ka udhëtuar për të zhvilluar samitin me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, rreth denuklearizimit të Koresë së Veriut, shkruan mediat e huaja.

Lideri verikorean ka udhëtuar me Air China 747 në Aeroportin Changi, në Straits Times në Singapor.

Ministria e Punëve të Jashtme të Singaporti ka njoftuar se kryeministri Lee Hsien Loong do të zhvillojë këtë të diel një takim me Kim.