20:29 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kim Kardashian promovon kozmetikën përmes Anxhelina Hadërgjonajt

Kim Kardashian shpesh ka treguar që ka një afërsi të madhe me popullin shqiptar, madje ajo dukjen e saj ia ka besuar pikërisht grimerit të famshëm, Mario.


Por ylli televiziv, duket që ka një raport të mirë edhe me një tjetër make up-artist, bëhet fjalë për Arielin, ky një mik mjaftë i afërt me këngëtare shqiptare, shkruan Indeksonline.


Ariel i ka bërë një make up këngëtares shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj ku ka përdorur produktet kozmetike të linjës së Kim. Derisa kjo e fundit ka shpërndarë fotografinë e Anxhelinës. Duke promovuar kështu firmën e saj, përmes bukurisë së Anxhelinës./Indeksonline/