12:25 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Kinezët ia mësyjnë pjesës së errët të Hënës

Kina lansoi satelitin, i cili do të lehtësojë komunikimin e kontrollorëve në Tokë me misionin lunar, e cila më vonë gjatë këtij viti pritet të lëshojë fluturaken kozmike në anën e errët të Hënës.

Zyra nacionale astronautike njoftoi se sateliti “Chuechiao”, i quajtur sipas një rrëfimi të lashtë kinez, është dërguar në kozmos me ndihmën e raketës “Marshi i gjatë 4C” nga qendra për lansimin e satelitit Sichang në jugperëndim të krahinës Sechuan.

Temat: