17:02 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Kingu” James fton Durantin te ekipi i ri?

LeBron James do të largohet nga Cleveland Cavaliers. Basketbollisti amerikan ende nuk ka gjetur skuadër të re, por një vendim i tillë pritet të merret shumë shpejt.

Sipas raporteve të fundit, “Kingu” James ia ka dërguar një mesazh Kevin Durant, duke e ftuar atë në skuadrën e Los Angeles Lakers, shkruan IndeksOnline.

Mesazhin e ka konfirmuar edhe trajneri, Stephen A. Smith.

Durant asnjëherë nuk e ka përmendur largimin, kështu së pari duhet shikuar e ardhmja e James, e pastaj e basketbollistit të Warriors./IndeksOnline/