12:50 / E premte, 14 Korrik 2017

“PriFilmFest” sjell sonte filmin ‘Kosova Calling’ në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

“PriFilmFest” sjell sonte filmin ‘Kosova Calling’ në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFilmFest”, sonte në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në kryeqytet do të shfaqet filmi ‘Kosova Calling’ i regjisorit Eki Rrahmani.

Pas hapjes së festivalit që mbrëmë u bë me filmin ‘T’padashtun’ të regjisorit Edon Rizvanolli, sot për adhuruesit e filmit me fillim prej orës 22:30 në kinemanë e hapur në shesh do të shfaqet filmi i metrazhit të gjatë ‘Kosova Calling’, producent i të cilit është Fisnik Ademi dhe skenarit Jeton Kulinxha, shkruan Indeksonline.

Filmi ‘Kosova Calling’, pasqyron jetën e një komuniteti në një fshat, bazuar në Çabër, të pas luftës në Kosovë. Këtu personazhet mundohen të gjejnë kuptim në rrethanat e reja në të cilat gjendën, si dhe si t’i tejkalojnë sfidat me të cilat ballafaqohen për çdo ditë, gjithmonë duke qenë të vetëdijshëm se i përkasin shekullit 21 dhe se janë në një kënd të Evropës bashkëkohore, por që ende qëndrojnë pothuajse të përjashtuar nga kornizat e ‘Fshatit Globa’.

Në këtë film luajnë aktorët: Çun Lajçi, Armond Morina, Fisnik Ademi, May-Linda Kosumovic, Valina Muqolli, Arbneshë Nixha, Luan Kryeziu, Kushtrim Sheremeti, Anisa Ismaili, Adrian Morina dhe Shkelzen Veseli.

Hyrja në kinemanë e hapur në sheshin sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin filmin ‘Kosovo Calling’, është falas. /Indeksonline/

Lexo të tjera