23:13 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kitaroviq po bëhet hit në internet, përqafimet nuk i kursej as për referët (Video)

Gjatë gjithë Botërorit 2018 që u zhvillua në Rusi, presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq u qëndroj afër lojtarëve të kombëtares kroate, duke u dhënë përkrahjen maksimale.

Por jo vetëm kaq. Në momentin që ajo gjendej në stadium shkonte në zhveshtore dhe përqafonte lojtarët dhe trajnerin.

E sonte në finalen e Botërorit 2018 ku Kroacia humbi nga Franca me rezultat 4:2 ajo vazhdoi edhe më tutje.

Përpos lojtarëve të Kroacisë ajo përqafoj edhe shumë të Francës, madje edhe presidentin frances Mannuel Macron e shumë personalitete që gjendeshin në stadium, transmeton Indeksonline.

Duke mos u ndalur me kaq Kitaroviq ka përqafuar edhe referat, madje edhe referat anësor.

Kitaroviq është duke u bërë hit në internet me përqafimet që ka dhënë sonte dhe për afërsinë që pati me të gjithë./Indeksonline/