13:29 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kjo çfarë bëri Obi Mikel është e pabesueshme/ Ish-lojtari i Chelseat tregon tmerrin që përjetoi në Botëror

Ish-lojtari i Chelseat ka përshkruar ferrin e tij personal që mori pak para fillimit të ndeshjes, Nigeri – Argjentinë.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, Nigeri – Argjentinë, e vlefshme për fazën e grupeve në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, Mikel mori një telefonat nga disa banditë të cilët ia kishin rrëmbyer babain, Michael Obi.

Mikelit ia kërkuan plotë 21 mijë funta, për lirimin e babait, shkruan IndeksOnline.

Banditët të cilët po pretendonin se ishin policë, morën babain e Mikelit kur ai ishte në rrugë drejt një funerali.

“Ishte e tmerrshme. Pak para ndeshjes më telefonuan dhe më than që t’i dhuroj 21 mijë funta ose do ta qëllonin baban tim”, ka thënë Mikel.

31-vjeçari lajmin e mori shumë afër vetit, por përkundër rëndësisë që kishte ai nuk i shqetësoi bashkëlojtaret e tij.

“Unë nuk doja ta diskutoja me trajnerin, sepse nuk doja që çështja ime t’ua prishte atmosferën bashkëlojtarëve të mi, para një ndeshje tejet të rëndësishme”.

“Isha emocionalisht i shqetësuar, por duhej të merrja një vendim të shpejtë. Isha i hutuar. Por, vendosa që të luaja”.

Nigeria u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Argjentinës.

Në anën tjetër, policia arriti ta shpëtonte babin e Mikelit të hënën në mbrëmje, gjashtë ditë pasi që ai ishte rrëmbyer.

“Fatmirësisht ai tani është liruar edhe është shumë mirë. I falënderoj policinë të cilët bën të pamundurën për të shpëtuar”, shtoi Mikel.

Kjo nuk ishte hera e parë që Mikelit i ndodh kjo gjë. Në vitin 2011, kapiteni i Nigerisë kishte një aventurë të njëjtë, ku banditët ia morën babain dhe e rrahën.

Mikel tani është pjesë e Tianjin TEDA në Kinë dhe ka zhvilluar afro 20 paraqitje.

Ai më parë ka luajtur për Lyonin dhe Chelsean./IndeksOnline/