17:08 / E Martë, 13 Shkurt 2018

Kjo është agjenda e plotë e vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq pas anulimit të vizitës që iu bë javën e kaluar, ai do të vije prapë nesër në Kosovë.

Sipas agjendës së dërguar nga zyra e kryeministrit, Markoviq do të qëndroj në Kosovë dy ditë, të mërkurën dhe të enjten, shkruan Indeksonline.

Ai do të arrij nesër pasdite në Prishtinë, për të mbajtur pastaj një konferencë për shtyp rreth orës 18:00.

Kjo është agjenda e plotë:

mërkurë 14.02.2018

16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .

Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë)

17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

E enjte, 15.02. 2018

09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit). /Indekonline/