18:10 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kjo është agjenda zyrtare e ceremonisë së varrimit të Adem Demaçit

Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të veprimtarit të shquar Adem Demaçi, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se ceremonia komemorative do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 08:30.

“Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, transmeton Indeksonline.

Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, thuhet në njoftim./Indeksonline/